Moti këtë të mërkurë parashikohet fillimisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet e larta malore në zonën e jugut.

Era do të fryrë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 28°C

në zona e ulëta 14 deri 34°C

në zona bregdetare 16 deri 32°C.