Një makinë ka marrë flakë, ndërsa ishte në lëvizje pranë Muzeut Kombëtar.
“Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G., ku ka vetëm dëme materiale”,- njofton policia.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





