Familja Tosku nga Rrogozhina është duke kaluar një dramë të vërtetë. Më i vogli i familjes, Danjeli, ishte vetëm tre vjeç kur u prek nga mpiksja e gjakut në tru. Që prej asaj dite, ai nuk flet e as nuk lëviz, e kjo për familjen e varfër ka qenë tepër e vështirë.
Ata kërkuan ndihmë për të voglin e tyre. Ndërhyrja për të kushton 45 mijë euro dhe rasti është tepër emergjent. Danjeli i vogël, kohëve të fundit i është shtrembëruar shtylla kurrizore e këmbët dhe gjendja është bërë tejet e vështirë.
Kush dëshiron të ndihmojë familjen Tosku ky është numri i tyre:
0684447124