Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar.

Sipas News 24 bëhet fjalë për oficerin me inicialet K.G., fotoja e të cilit u gjet në celularin e Nuredin Dumanit dhe ky i fundit kishte marre porosi ta vriste.

K.G ka qene më herët me detyrë  oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.