Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të drejtojë sot pasdite së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, debatin në Këshillin e Sigurimit i fokusuar te roli i organizmave rajonale në axhendën e grave, paqes e sigurisë përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë.

Ky debat është ndër aktivitetet më të rëndësishme gjatë Presidencës shqiptare njëmujore të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përpara takimit Xhaçka përmes një videomesazhi foli për rëndësinë që ka koordinimi më i mirë në terren në zonat ku ka konflikt me OKB dhe organizatave lokale. Për të kërkohet mbështetje për punën e grave që përfshihen në këto organizata si kontribut për paqen e sigurinë në këto vende.