Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në Kuvend se brenda pak ditësh qeveria do të sjellë për miratim propozimin për zerimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Rama tha se Shqipëria ka taksat më të ulta në rajon.

Shqipëria ka taksat më të ulëta. S’ka në rajon biznes me zero taksë, apo taksë zëro për pagat, deri në 400 mijë lekësh. Së shpejti do të sjellim propozimin që ta zerojmë deri në 500 mijë lekë. Nga del këtu që paskemi taksën më të lartë të punës. Këtu kam raportin që flet për punësimin. Përtej aludimeve, unë di këtë që kur ne kemi marrë detyrën, të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë vetë. Di këtë që sot të regjistruar janë 707 mijë persona.”, tha Rama.