Rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, përkatësisht në lëndën e Matematikës.
Mësohet se provimi do të nisë në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Përgjatë dy orëve e gjysmë maturantët do t’ju përgjigjen pyetjeve, të cilat janë të renditura sipas nivelit të vështirësisë, duke i krijuar kështu mundësinë çdo nxënësi të përmbushë objektivat e tij.
Maturantëve u duhet të grumbullojnë 25% të pikëve për të kaluar edhe këtë test.
Ndarja në përqindje varjion si me tej, 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë.
Maturantët kanë zhvilluar më herët provimin e Gjuhës së Huaj dhe atë të Gjuhës Shqipe e Letërsisë, ndërsa më 24 qershor Lënda me Zgjedhje.