Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme për tërmetin 6.3 ballë në Kroaci.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Rama shprehet se Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste për tërmetin i cili tronditi qytetin kroat, Petrinja, paraditen e sotme.

Ndërkaq ai i ka shprehur mbështetjen e plotë e vllazërore Presidentit Milanoviç dhe Kryeministrit Plenkoviç.

Postim i plotë:

U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë.