Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës, ku një automjet i drejtuar nga një shtetas kosovar ka dalë nga rruga e për pasojë është rrokullisur disa herë.

Nga shpejtësia e madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me kanalin kullues të autostradës e më pas mjeti ka përfunduar mbi 50 metra në ara.

Bëhet me dije se në automjet ka qenë dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.