Tërmeti me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter, që goditi këtë të martë Kroacinë është ndjerë edhe në Slloveninë fqinje.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin seancën parlamentare dhe deputetët detyrohen të largohen.
Për arsye sigure, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend.
Potres v živo v Državnem zboru.. pic.twitter.com/kwfv1nYdRj
— MARKO BANDELLI (BandelliMarko) December 29, 2020
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit. Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.





