Një burrë është gjetur i vdekur disa orë pasi vrau gruan e tij 38-vjeçare dhe u largua nga banesa.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme më datë 19.06.2022, në Novoli, Lece pak para orës 02:00.

Në mometin e ngjarjes në shtëpi nuk ndodheshin fëmijët, pasi burri i kishte çuar te gjyshërit.

Donatella, bashkëshorti i saj dhe fëmijët janë parë në shesh për festën e St. Louis. Sipas fqinjëve, cifti është dëgjuar duke u zënë me njëri-tjetrin.

Viktima punonte si shitëse në një qendër tregtare ndërsa pas vrasjes së saj me thikë, bashkëshorti është larguar dhe është gjetur i vdekur disa orë pas kërkimit të tij.

Në këtë operacion u vu në gatishmëri dhe një helikopter dhe forca të shumta policie.