Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 3 të arrestuarit si autorë të vrasjes së 26-vjeçatrit Martin Çeço.
Trupi i 26-vjeçarit u gjet i pajetë në rezervarin e Kolanecit, ndërsa policia bëri arrestimin e autorëve të dyshuar 3 ditë më parë.
Mbi shtetasit Bleti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj rëndon akuza vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Sipas “BalkanWeb” se dy kushërinjtë Mollaj nuk e kanë pranuar krimin, duke thënë në sallën e gjyqit se “Ne nuk kemi faj”.
Ndërsa i arrestuari tjetër, Bleti Angjo, ishte pa shkollë dhe nuk dinte as të fliste dhe as nuk kuptonte çfarë bëhej në sallën e gjyqit, ka thënë vetëm se “ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj”.
Prokuroria ka pretenduar në gjyq se Valter Mollaj ka pasur marrëdhënie me vajzën që kishte lidhje paralele edhe me Martinin, dhe sipas organit të akuzës ai pretendohet si ekzekutori i të riut.