Ish-presidenti rus dhe tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se Moska duhet të presë derisa amerikanët “të zvarriten” dhe të luten për të zhvilluar bisedime për reduktimin e armëve bërthamore.

Ndërsa ishte president nga viti 2008 deri në vitin 2012, Medvedev nënshkroi një traktat të ri për reduktimin e armëve me Barack Obamën, i cili u zgjat deri në vitin 2026.

“Tani gjithçka është një zonë e vdekur. Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara tani. Ata janë në zero në shkallën Kelvin. Lërini të vrapojnë ose të zvarriten vetë dhe ta kërkojnë.”-tha ai.

Duke shkruar në Telegram, ai tha se nuk kishte asnjë kuptim të kishte ndonjë bisedë për reduktimin e armëve bërthamore me SHBA.  Ai tha se “nuk kishte nevojë” për të negociuar me SHBA-në për çarmatimin bërthamor.