Këtë të martë moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëve të paradites.
Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat veriore dhe verilindore, herë pas here në formë shtërngatash.
Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.