Gjykata e Korçës ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços mesditën e 12 Qershorit në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Përpara togave të zeza, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj janë shfaqur kokëulur teksa kanë mohuar përfshirjen në krim.

Avokati i Bleti Angjos pranoi se ishte klienti tij që ka çuar policinë tek identifikimi i autorëve. Ndërsa shtoi se vajza që u bë shkak i vrasjes ishte në një lidhje me një nga autorët, Valter Mollajn.

Akuzat për Angjon i kanë mohuar edhe familjarët e tij.

26-vjeçari Martin Çeço dyshohet se pasi u mbyt me litar nga 3 autorët e dyshuar u hodh në rezervuar për të fshehur trupin. Për të krijuar dyshimet se bëhej fjalë për një vetëvrasje autorët lanë jashtë rezervuarit dhe shapkat e viktimës.