Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamëz.
Mbrëmjen e sotme në Qerek të Krujës një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





