Një foshnjë 1-muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga një “bandë” majmunësh, që ia rrëmbyen nënës së tij teksa ajo po e ushqente me gji.
“BBC” shkruan se fëmija një muajsh ishte në krahët e nënës së tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani, kur ndodhi ngjarja e tmerrshme rreth orës 15:00, konfirmoi policia.
Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo.
“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan shtëpinë dhe e morën atë,” tha kreu i policisë rajonale të Kigoma, James Manyama.
“Ajo bërtiti për ndihmë dhe fqinjët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar”.
Ata arritën ta çlironin foshnjen e vogël nga duart e majmunëve. “Por kur erdhën fqinjët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, foshnja u lëndua në kokë dhe në qafë”, tha polici.
Luhaiba fatkeqësisht vdiq në spital. Sipas policisë, incidente të ngjashme ndodhin shpesh në fshatrat si Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe.





