Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali, por edhe ai i tamponëve. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 8585 rastet e reja me COVID-19, ndërkohë që viktimat e regjistruara janë 445, 140 më shumë se dita e djeshme.

Me bilancin e sotëm, viktimat totale në vendin fqinj shkojnë në 72 370 persona. Rajoni më i goditur mbetet Veneto me 2782 raste, i ndjekur nga larg nga Lacio me 966 dhe Emilia Romanja me 750.

Ndërkohë, një raport i fundit mbi stafin mjekësor në linjë të parë tregon se pothuajse 90 mijë persona që i përkasin kësaj kategorie janë infektuar me COVID-19, nga këta 273 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Kjo kategori po vaksinohet e para në Itali, ku Pfizer ka premtuar rreth 470 mijë vaksina brenda ditës së nesërme.