Tërmeti i fuqishëm në Afganistan ka vrarë të paktën 920 njerëz dhe ka lënë qindra të tjerë të plagosur në Afganistan, kanë thënë zyrtarët talebanë.

Pamjet tregojnë rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën lindore të Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të plagosurit.

Në zonat e largëta, helikopterët kanë transportuar viktimat në spitale.

Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë shtypi se të paktën 920 njerëz ishin vrarë dhe 600 të tjerë u plagosën.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me orën lokale (21:00 të martën GMT), kur shumë njerëz ishin në shtëpi, duke fjetur në shtretërit e tyre.

Tërmetet priren të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku ka shumë zona rurale dhe banesat janë të paqëndrueshme ose të ndërtuara keq.