Finlanda është e përgatitur për një sulm rus dhe njerëzit e saj janë të motivuar për të luftuar, sipas shefit të forcave të saj të armatosura. Vendi nordik ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm armësh.

Sipas Sky News, Finlanda luftoi dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1,300 km dhe tani po aplikon për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s për shqetësimet se Rusia mund të pushtojë. 

Finlanda është përgatitur prej kohësh për një pushtim, nga ushtria e saj deri te strehëzat e bombave fshehura në qytet për të mbrojtur civilët . 

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 119. Sulmet e trupave ruse shfaqen në shumë territore të Ukrainës. Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur raportohen nga Inteligjenca britanike në Ukrainë.