Një shqiptar është arrestuar në Athinë, teksa është sekuestruar një sasi prej 14 kg kokainë dhe një shumë e madhe parash cash janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në Likovrisi.

Mësohet se është ndaluar një kamion, i cili kryente linjën Ankona- Patra. Sipas informacioneve nga policia greke automjeti rezulton në pronësi të një kompanie bullgare, ndërsa i arrestuari është shqiptar 31 vjeç.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 13 pako me 14 kg dhe 45 gram kokainë, 7 gram marijuanë, 287 mijë e 60 euro, 1 celular.

Nga njoftimet e policisë greke kamioni kishte zbritur në portin e Patrës në 23.12.2020 e më pas kishte marrë drejtimin për Athinë, ku dhe u ndalua.