Vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë vendin tonë gjatë gjithë ditës së sotme sipas MeteoAlb.
Në pjesën më të madhe të Shqipërisë do të ketë prezencë të reshjeve të shiut, ku herë pas here do të jenë me intensitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.





