Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk do të jetë e fundit dhe epidemitë janë një fakt i jetës, tha në një video mesazh drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Bota duhet të mësojë nga pandemia e COVID-19 dhe të adresojë lidhjet e ngushta midis shëndetit njerëzor, kafshëve dhe planetar”, tha Tedros në një deklaratë me rastin e Ditës së parë Ndërkombëtare të Gatishmërisë Epidemike.
“Për një kohë të gjatë, bota ka funksionuar në një cikël paniku dhe neglizhence. Ne po hedhim para në një epidemi dhe kur të ketë mbaruar, ne e harrojmë atë dhe nuk bëjmë asgjë për të parandaluar tjetrën”, tha Ghebreyesus.
Ai vuri në dukje se çdo vend duhet të investojë në ato që i quajti “rezerva mbrojtëse” – mundësia e shmangies, zbulimit dhe zbutjes së të gjitha llojeve të emergjencave.
Mesazhi i njeriut të parë të OBSH-së erdhi një ditë pasi fillimit të vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit në shtetet e Bashkimit Evropian dhe disa vende, të tilla, si Britania e Madhe, Italia, Gjermania.