Italia ka regjistruar sot 8,913 raste të reja me koronavirus, nga 59,879 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend raportuan po ashtu se në 24 orë betejën me sëmundjen e humbën 305 qytetarë.
Kështu, bilanci total i rasteve fatale në vend shkon në 71,925. Ndërsa, në repartin e kujdesit intensiv po marrin kujdes shëndetësor 2,580 pacientë (-2).
Rajoni më i prekur është Veneto me 3,337 raste të reja ndërsa shkalla e pozitivitetit është 14.88%.
Në total, sipas të dhënave në Worldometer, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 2,038,759.