Policia në Itali është duke hetuar përplasjen mes një shqiptari dhe disa personave të tjerë, që përfundoi me përdorimin e armës.

Sipas informacioneve paraprake, shqiptari 27-vjeçar u konfliktua me dy persona të tjerë në Montecompatri të Romës. Më pas, ai u largua drejt banesës së tij. Por dy personat, ndoshta edhe të ndihmuar nga të tjerë e ndoqën pas.

Pasi arritën te shtëpia e shqiptarit, ata qëlluan me armë zjarri tip pistoletë katër herë në drejtim të derës së shtëpisë. Motivet e përplasjes mes shqiptarit dhe personave të tjerë janë ende të paqarta.