Një bombë e Luftës së II Botërore është gjetur pranë ish-fushës se aviacionit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se bomba me peshë 500 kg u zhvendos në poligonin e Bizës, nga ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. #KrenariPërFA”,
 shkruan Xhaçka.