Prof.Dr. Ugur Sahin është një ndër shkencëtarët më të famshëm aktualisht për shkak se sëbashku me bashkëshorten Ozlem Tureci shpikën vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.
Shefi i BioNTech ka bërë një parashikim të zymtë sa i përket pandemisë edhe pse kemi në dispozicion vaksinën kundër virusit.
Shkencëtari u shpreh në një konferencë në Londër se koronavirusi do të bashkëjetojë për të paktën 10 vite me njerëzimin deri në zhdukjen e plotë të tij.
“Do të na duhet të ridimensionojmë atë që ne quajmë normalitet. Virusi do të qendrojë edhe për 10 vite me ne”, u shpreh Sahin.