Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën rurale Lushnjë – Fiershegan.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Stankarbunarës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri tip “Lancia” me targa AA863TY dhe tjetri “Golf” me targa AB220 AK.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e manovrimit të gabuar të të dy drejtuesve, të cilët po pyeten për të hedhur drite mbi shkaqet e verteta të aksidentit.

Një tjetër faktor është edhe prezenca e ujit në disa pjesë të kësaj rruge rurale për shkak të reshjeve të shumta të shiut.