Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në fushën e blertë mbetet ende një çështje e cila nuk ka një datë të saktë. Sidoqoftë, objektivi i bomberit suedez është i qartë, ai dëshiron të jetë në fushën e blertë më 6 janar, ditë që përkon dhe me duelin ndaj Juventusit.

Një cështje që sigurisht përcakton deri në një farë pike nëse ky Milan është apo jo një skuadër  për titull. Bardhezinjtë, duan titullin e 10 kampion radhazi, ndërkohë që Ibra kërkon të jetë në fushë që kjo dëshirë t’i zbehet, zonjës së vjetër.

Ndaj Ibra po bën çmos që të mos mungojë.Dëshira ndoshta mund të mos mjaftojë, sepse dëmtimi që ka pësuar Zlatan Ibrahimovic në kofshën e djathtë kërkon kohë që të rikuperohet plotësisht.

Më 3 janar Milani përballet me Beneventon, ndërsa tekniku Stefano Pioli, edhe nëse Ibra do të jetë gati nuk do të tentojë të rrezikoje duke e aktivizuar, ose nëse kjo ndodh do të jetë për pak minuta.

Bomberi suedez deri më tani ka shënuar 78 gola me fanellën e kuqezinjëve në të gjitha kompeticonet, teksa synimi është që të thyeje rekordin e bashkombasit të tij, Nils Liedholm, i cili mban vendin e 13-të në renditjen e “djallit” përsa i përket golave, me 83 finalizime.