Një shpërthim me eksploziv ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër. Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur automjetit në pronësi të shtetasit Nazmi Bandulla.

“Rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale“, tha Policia e Shkodrës në një informacion paraprak për mediat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.