Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak më datë 25 nëntor. Pas vdekjes së tij kanë dalë në dritë shumë prapaskena.Mes shumë fëmijëve, që pretendojnë se janë fëmijët e tij është zbuluar edhe një makinë e Maradonës, që është blerë nga argjentinasi në vitin 1982.

Bie në sy fakti se makina është një Fiat i rëndomtë, që përdorej nga populli i thjeshtë, me Maradonën, që kishte mundësinë të blinte makinat me të shtrenjta të kohës.

Megjithatë, ai ka lindur si njeri i thjeshtë dhe ashtu deshi të jetonte, duke udhëtuar me makina të thjeshta dhe ndenjur me njerëz të thjeshtë.

Në fotot e publikuara janë pamjet e makinës së Maradonës dhe mandati i blerjes së saj. Në të njëjtën kohë Maradona ka pasur edhe një Ferrari, e cila do ishte makina e parë në ngjyrë të zezë e kësaj marke.

I ndjeri Enzo Ferrari, pronari i firmës prestigjioze të makinave sportive u mundua ta bindte në atë kohë se ngjyra e zezë nuk ishte e përshtatshme, por Maradona nuk u bind dhe u bë pronari i parë i një Ferrari të zi, për të cilën më pas ankohej sepse nuk kishte kasetofon.