Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj se  fermerët e qytetit bgredetar janë të braktisur dhe të mashtruar nga qeveria.

Në reagimin për mediat thuhet se fermerët e Durrësit mbështeten fuqimisht me subvencione ndërkohë që bashkia ka vijuar me intensitet punën për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.

Ndërsa lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, bashkia thotë se fermerët kanë përfituar grante rikonstruksioni, bonus qiraje, banesa të reja që po rindërtohen ashtu siç ka përfituar çdo qytetar i Durrësit që është dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

REAGIMI I PLOTË

Kreu i PD Durres Ferdinand Xhaferraj ka dale ne nje konference per shtyp duke deklaruar se fermeret jane te harruar e te braktisur, se ata nuk kane infrastrukture dhe se fermeret e Durresit nuk kane marre asgje per demet e shkaktuara nga termeti. Xhaferraj si zakonisht del dhe leshon balten dhe shpifjen e rradhes me moton “c’me duhet mua se cfare them une”.

Keqardhje per nivelin ku eshte katandisur opozita dhe kreu i saj vendor. Per te sqaruar opinionin publik bejme me dije se fermeret e Durresit jo vetem qe nuk jane te harruar por mbeshteten fuqimisht me subvencione nderkohe qe bashkia e Durresit ka vijuar me intensitet punen per permiresimin e infrastruktures bujqesore.

Deri ne tetor te ketij viti jane pastruar e sistemuar rreth 45 kilometra kanale kulluese e vaditese ne gjithe bashkine e Durresit duke i ardhur direkt ne ndihme fermereve per vaditjen e tokave te tyre. Po keshtu subvencionet qe fermeret kane perfituar nga qeveria shqiptare kane krijuar kushte te favorshme per shtimin e prodhimit te produkteve bujqesore bio.

Ndersa lidhur me demet e shkaktuara nga termeti fermeret kane perfituar grante rikonstruksioni, bonus qeraje, banesa te reja qe po rindertohen ashtu sic ka perfituar cdo qytetar i Durresit qe eshte demtuar nga kjo fatkeqesi natyrore.

Ne te gjithe bashkine e Durresit  do te ndertohen 1024 banesa individuale nga te cilat 827 ndertohen ne njesite e Manzes, Ishmit, Rrashbullit, Katundit te Ri dhe Sukthit dhe keto shtepi te reja qe i nderton shteti jane kryesisht per fermeret “e harruar” sipas Xhaferraj.

Po keshtu ata perfitojne bonus qeraje derisa te hyjne ne shtepite e reja. Fermeret kane perfituar edhe nga grantet e rikonstruksionit. 10800 familje kane perfituar grante per riparimin e shtepive te tyre dhe  2749 prej tyre jane familje qe jetojne ne fshat, pra fermeret qe nuk jane aspak te braktisur por kane patur te gjithe vemendjen nga bashkia dhe qeveria shqiptare ashtu si cdo familje e prekur nga termeti.

PD dhe Xhaferraj vazhdojne te merren me balte e me llafe, ne vazhdojme me intensitet punen tone ne sherbim te qytetit dhe qytetareve.