Policia ruse ka bastisur shtëpinë e aktivistes të opozitës Lyubov Sobol dhe e kanë arrestuar atë. Alexey Navalny dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se sulmi kundër aktivistes së opozitës është bërë me urdhër të Kremlinit.
Mbështetësit e Navalny thanë se mbështetësja e opozitës është sulmuar pas deklaratave të Navalnyt, i cili tregoi një agjent rus i kishte treguar se si kishin tentuar ta helmonin dhe e donit të vdekur.
Nga ana tjetër Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet e Navalny dhe i ka quajtur si një provokim. Mbështetësit e Navalny thonë se nuk kanë asnjë lajm nga aktivistja dhe se telefoni i saj është fikur.
Historia e Navalny ka që në gusht që ka rritur tensionet mes perëndimit dhe Rusisë. Qeveritë perëndimore thonë se Navalny është helmuar me Novichok nga Moska, por kjo gjë nuk është ranuar kurrë nga Kremlini.
Vladimir Putin në një deklaratë pak ditë më parë deklaroi se nëse ata do e donin Navalnyn të vdekur ai do kishte vdekur tani.