Një zjarri ka përfshirë malin e Torovicës, që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën, ku deri më tani janë djegur deri 15 hektarë pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.
Aktualisht zjarri është përhapur një një sipërfaqe të konsiderueshme duke vendosur në rrezik dhe 3 banesa, të cilat ndodhen afër zonës sëpërfshirë nga flakët.
Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha, ndikuar edhe nga era.
Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe efektivë të policisë të cilët po vijonë punën për vendosjen nën kontroll të flakëve, ndërkohë po hasen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.