Pesë raste të variantit të ri të koronavirusit që përhapet me shpejtësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar në Japoni.

Edhe pse kishte marrë masa kufizuese për të bllokuar përhapjen e virusit, nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot variantit të ri që po alarmon të gjithë botën.

The Gurdian raporton se pesë personat e infektuar me varianti ne ri të COVID kishin udhëtuar ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Aktualisht ata janë izoluar dhe zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e tyre.

Japonia tashmë ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga Britania, përveç kthimit të shtetasve dhe banorëve japonezë.