Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë ku u qëllua me armë zjarri drejt një lokali.
Mediat shkruajnë se Gjovalin Prendi, pronari i lokalit është xhaxhai i Taulant Prendit, i riu që u vra në muajin shkurt të vitit 2014 në një atentat në Lezhë.
Në ngjarjen e ndodhur 6 vite më parë, ngelën të vdekur Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç. Po ashtu nga atentati u plagos edhe Aurel Prendi 21 vjeç, vëllai i Taulantit.
Gjovalin Prendi asokohe bëri thirrje të zbardhej vrasja e nipit të tij dhe plagosja e të riut tjetër, pasi nuk dinte të kishin asnjë konflikt.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.





