Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Në një status në rrjetet sociale, Von Der Leyen tha se këto festa nuk do të jenë normale për shkak të pandemisë.  Po ashtu, presidentja e KE tha se pas dy ditësh në BE do të nisë vaksinimi, kështu që shumë shpejt do t’i kthehemi jetës normale.

“Kjo është një Krishtlindje ndryshe. Por kam një mesazh shprese: Së bashku mund ta mundim këtë virus. Pas dy ditësh do të nisë vaksinimi në të gjithë Bashkimin Europian. Dhe gradualisht do të jemi në gjendje t’i kthehemi jetës normale. Deri atëherë të jemi të kujdesshëm”, shkruan Von Der Leyen.