Kohë bilancesh per pandeminë koronavirus dhe rëndësinë e vaksinës. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, nëse nuk do të ishim vaksinuar, Covid-19 mund të kishte vrarë rreth 20 milionë njerëz më shumë. Sot në botë kanë humbur jetën si pasojë e Koronavirusit 6.3 milionë, ndërkohë që u infektuan 550 milionë banorë të Tokës.
Në shifrat zyrtare të studimit të publikuar në revistën shkencore The Lancet Infectious Diseases, nuk janë marrë parasysh vetëm të dhënat nga Kina, dhe duhet patur parasysh që kjo mund të ndikojë shumë natyrisht në të dhënat globale, meqënese ishte vendi i origjinës se koronavirusit por edhe numëron një popullsi prej rreth 2 miliardë njerëzish.
Duke bërë një analizë shumë të sofistikuar, studiuesit kanë konfrontuar të dhënat dhe kanë arritur në konkluzionin matematikor se direkt dhe indirekt nga fushata e vaksinimit, janë evituar 19.8 milionë vdekje. Dhe sigurisht në vendet e pasura dhe me numër më të lartë vaksinimesh janë shpëtuar më shumë jetë, ndërkohë që nëse vaksinat do të ishin shpërndarë në kohë më të shkurtër dhe në mënyrë të njëtrajtshme mes vendeve, si të pasura ashtu edhe të varfra, koronavirusi që mbylli botën në shtëpi, do të kishte lënë më pak pasoja në jetë njerëzore.





