Një operacion po zhvillohet këtë të mërkurë në vendin tonë nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.
Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.
Sipas informacioneve, janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim e dy në gjendje të lirë.
Këta kërkojnë 50 mijë lekë të rinj për një vend në varreza.
Operacioni po zhvillohet me metoda speciale hetimi, pas përgjimeve dhe vëzhgimeve.