Ministrja e Arsimit ditën e sotme ka publikuar një plan mbi përmirësimin e menaxhimit të Maturës Shtetërore.
Në videon e publikuar në faqene saj zyrtare në Facebook, ministrja deklaroi se së bashku me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, diskutuan propozimet mbi procesin e maturës për vitin e ardhshëm.
Disa nga propozimet janë:
1. Pilotimi i një testi elektronik për maturantët që zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, me objektivin që në vitet e ardhshme të mund të shtrihet në të gjitha provimet e maturës.
2. Shfuqizimi i nenit që ndalon rivlerësimin e testit në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
3. Rankimi i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.