Renis Gjoka dhe Big Basta, të dy këngëtarët kanë nisur të këndojnë LIVE himnin e protestës së 7 korrikut, kënga “Një hap përpara” që është rikthyer në shesh këtë mbrëmje.
“Ku jeni shqiptarë? Bëni zhurmë,“- tha Gjoka para se të niste performancën.
Siç shihet nga pamjet e kapura me dron, mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.








