Presidenti Donald Trump ka dekoruar me Medaljen e Sigurisë Kombëtare, Richard Grenellin për përpjekjet e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ky ishte një nder i madh – veçanërisht sepse erdhi nga Donald Trump i cili ka përdorur diplomacinë për të sjellë paqe në botë. Ai nuk ka filluar luftëra të reja, solli trupat amerikane në shtëpi, ndërtoi ushtrinë amerikane – dhe ende nënshkroi marrëveshje paqësore.”– shkruan Grenell.