Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Korçë, konkretisht në lagjen 17, e njohur edhe si lagjia e “Radenecit”.

Autori ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.

Denoncimi në polici është bërë nga banorët e lagjes që kanë dëgjuar të shtënat.

Policia dhe agjentët janë vënë në kërkim të autorit, ende i paidentifikuar.