Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë me dije se pas 10 ditësh me koronavirus, ai dhe familja e tij kanë arritur ta fitojnë me sukses këtë betejë.

Teksa tregon përmes një postimi në Facebook se është në gjendje të mirë shëndetësore, Manjani ironizon se i ka kursyer qeverisë 4 vaksina.

POSTIMI I PLOTË

Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon.

Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.

Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë… Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë… 

Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!

U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!