Forcat RENEA kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 45-vjeçarin Josif Kavaja, i cili një ditë më parë ka qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu.
Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.
Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.
Kavaja banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.





