Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Italisë ka paralajmëruar zyrtarisht aplikacionin në pronësi kineze, TikTok për një shkelje të supozuar të rregullave ekzistuese të BE-së për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.
“TikTok, i cili ka parë rritje të shpejtë në mbarë botën, veçanërisht në mesin e adoleshentëve, u kishte thënë përdoruesve javët e fundit se do t’u ofronte atyre reklama, por nuk kishte kërkuar miratimin për përdorimin e të dhënave të ruajtura në pajisjet e tyre,” tha mbikëqyrësi italian.
Një zëdhënës i TikTok në Itali nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për akuzën e ngritur.
Autoritetet italiane thanë se ishin gjithashtu të shqetësuar se reklamat e papërshtatshme mund t’u drejtoheshin të miturve duke pasur parasysh problemet me të cilat është përballur TikTok në monitorimin e saktë të moshave të përdoruesve të tij.





