Prej dy ditësh në malin e Çikës ka rënë zjarr, vatër e cila vijon të mbetet aktive. Deri tani sipas raportimeve janë djegur 5 hektarë shkure dhe barishte.
Ndërkohë, flakët kanë përparuar në jug të malit të Çikës në drejtim të Llogarasë.
Prandaj autoritetet po marrin masa për mbajtjen nën kontroll të flakëve, por terreni është i vështirë.
Deri më tani, flakët mbeten larg Llogarasë.