Një sulm i paprecedentë me thikë ka ndodhur në një lagje të Napolit ndaj një vajze vetëm 12 vjeçe, duke e shpërfytyruar atë plotësisht.
Sulmi ndodhi në Montesanto në orën 1 të mëngjesit, ndërsa karabinierët janë vënë në gjurmët e autorit, që është po ashtu i mitur, raportojnë mediet italiane. Vajza që do të mbushë 13 vjeç më 30 korrik, u transportua në spitalin Pellegrini në Pignasecca.
“Ajo po humbte shumë gjak, ai që e plagosi mund ta vriste”, thonë nga qendra shëndetësore.
Ai që e ka goditur minorenen duket se e ka bërë qëllimisht me dëshirën për ta shpërfytyruar atë me një prerje të thellë në faqe të shkaktuar nga një thikë. Vajza është operuar dhe prognoza e parë është se dëmtimi i fytyrës do të jetë i përhershëm.
Sulmi nisi në Montesanto, me fyerje dhe kërcënime. Më pas ajo goditje në fytyrë me dhunë të paparë nga ish i dashuri, vetë i mitur. Sipas disa dëshmitarëve, 12-vjeçarja ishte duke ecur nëpër rrugët e lagjes pavarësisht orës së vonë. Ajo u takua me ish të dashurin e saj dhe për arsye të paqarta, mes të dyve filloi një diskutim dhe më pas kulmoi me goditjen me thikë.





