Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pasi Përparim Kalo u betua si gjyqtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese.

Soreca shprehet se tashmë Kushtetuesja është funksionale dhe kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë.

“Sot Përparim Kalo është betuar tek Presidenti si anëtar i 6 i Gjykatës Kushtetuese. E urojmë atë dhe i urojmë punë të mirë atij dhe gjithë anëtarëve në një kohë që gjykata është funksionale, një arritje e madhe për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe reformën në drejtësi”, shkruan Soreca në Twitter.