Doktoresh Anisa Begaj gjatë një interviste për RTV ORA në “Ditë e Re” foli rreth ndërhyrjeve estetike.
Begaj tha se ka një numër trajtimesh të cilat nuk rekomandohen në periudhën e verës siç janë ato produkte që aplikohen në sipërfaqe të lëkurës që japin një rrjepje të pjesës sipërfaqësore në mënyrë që lëkura që del të jetë më e shëndetshme.
Anisa Begaj: Në fakt pjesa më e madhe e trajtimeve rigjeneruese dhe rimodeluese që përmirësojnë strukturën e fytyrës janë procedura që mund të bëhen në stinën e verës. Janë procedura që kanë një kohë të vogël rikuperimi. Ka një minorancë të trajtimeve që nuk rekomandohen në periudhën e verës. Siç janë disa produkte që aplikohen në sipërfaqe të lëkurës që japin një rrjepje të pjesës sipërfaqësore në mënyrë që lëkura që del të jetë më e shëndetshme. Në stinën e verës lëkura e re është më sensibël dhe ka tendencë të jap problematika si njollat. Dielli ka dhe efekte anësore. Dhe aplikimi i lazerave në zonën e fytyrës nuk rekomandohet.